LAJMI I FUNDIT:

Reciprociteti me targa nga Kosova, Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare – reagon edhe Lista Serbe

Reciprociteti me targa nga Kosova, Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare – reagon edhe Lista Serbe

Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiq, ka thirrur një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të martën në orën 10 të mëngjesit.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, tema kryesore e sesionit do të jenë “ngjarjet e fundit në Kosovë”.


Siç thuhet më tej, aty do të diskutohet vendimi i fundit për heqjen e targave nga makinat serbe nga autoritetet në Kosovë.

Një reagim rreth zhvillimeve të fundit ka ardhur dhe nga drejtuesit e Listës Serbe të cilët kanë ardhur sot në mëngjes në vendkalimin kufitar të Jarinjes “për t’u dhënë mbështetje serbëve të tubuar”.

Reciprociteti me targa, serbët në veri bllokojnë pikën kufitare në Jarinje – policia e Kosovës u thotë që të shpërndahen
Lexo po ashtu Reciprociteti me targa, serbët në veri bllokojnë pikën kufitare në Jarinje – policia e Kosovës u thotë që të shpërndahen

Dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “të ndihmojë njerëzit dhe të reagojë në përputhje me mundësitë”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Veç këtyre, sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori