LAJMI I FUNDIT:

Reçica: Nuk ka zgjedhje parlamentare sivjet

Reçica: Nuk ka zgjedhje parlamentare sivjet

Pavarësisht se LDK vazhdimisht po paralajmëron zgjedhje të parakohshme, deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, është shprehur i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje këtë vit.

Përkundrazi sipas tij, vendi duhet t’i përmbyllë shumë çështje të mëdha gjatë kërij viti, probleme këto që sipas tij tashmë kanë mbetur pa zgjidhje.


“Roli i opozitës është të kërkojë zgjedhje, jo vetëm në Kosovë, por kudo qoftë. Është komplet legjitime dhe pjesë e angazhimit të opozitës. Këtë vit unë nuk besoj që do të ketë zgjedhje dhe nuk do të ishte e mirë që të ketë zgjedhje. Kosova ka çështje të tjera për të zgjidhur, jo për të shkuar në zgjedhje”, ka deklaruar Reçica për “Zërin”.

I pyetur nga gazeta nëse PDK do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga LDK (ku do të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme), Reçica ka thënë se ende nuk e kanë diskutuar një gjë të tillë, porse ka bërë të ditur se PDK është pro tryezave për të gjetur zgjidhje për çështje të ndryshme.

“Nuk kam marrë ende ftesë, nuk jam në dijeni, por sapo ta marrim ftesën do ta kemi qëndrimin tonë. Përndryshe, kudo që dialogohet për të gjetur zgjidhje më adekuate për çështjet që janë në interes të qytetarëve, PDK do të jetë aty”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, LDK gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet “tryeza e përbashkët” e partive politike. Kjo tryezë siç ka njoftuar shefi i GP-së së LDK-së do të mbahet në njërën prej sallave të kuvendit të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori