LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Këshilli Ekonomik Social, diskuton për Kontratën Kolektive dhe pagën minimale

Mblidhet Këshilli Ekonomik Social, diskuton për Kontratën Kolektive dhe pagën minimale

Nën udhëheqjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot u mbajt takimi i radhës i Këshillit Ekonomik Social.

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e KES-it nga punëdhënësit, punëmarrësit dhe përfaqësuesit qeveritar, në të cilin u raportua lidhur me pagën minimale në vend dhe draft marrëveshjen për kontratën kolektive.


Komisioni Profesional për hartimin e draft marrëveshjes për kontratën kolektive raportoi lidhur me hartimin e kësaj marrëveshje, përmbajtjen e saj dhe nenet të cilat parashihen të avancojnë të drejtat e punëtorëve me këtë draft marrëveshje, si dhe raportua për hartimin e propozimit për pagën minimale në vend, te dy këto çështje me rëndësi për punonjësit tanë.

Duke marrë parasysh gjendjen me pandemi Covid 19 dhe të panjohurat që na presin, ministri Reçica theksoi se “edhe ne si Këshill Ekonomik Social duhet të kemi parasysh këtë situatë dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira, të cilat do të mund t’i përballonte edhe buxheti i Kosovës”.

“Pas diskutimeve të gjata dhe konstruktive nga pjesëmarrësit, ne si KES do të marrim vendim se kur dhe si këto dy iniciativa do të propozohen për miratim në qeveri”, ka thënë ministri i MPMS, Skender Reçica. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori