LAJMI I FUNDIT:

Receta me Musli Vitality

Receta me Musli Vitality

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse pas orëve të gjumit, ushqimi i parë që konsumoni duhet me patjetër të ketë përbërësit e duhur.

Meqë duhet të jetë i shëndetshëm dhe t’iu mbajë energjik gjatë gjithë ditës. Një zgjedhje e mirë do të ishte qulli me musli, i lehtë në përgatitje, i shijshëm dhe vjen në lloje të ndryshme.


I pasur në protein dhe fiber ky lloj ushqimi posedon shumë benefite për shëndetin tuaj si: energjia e plotë, i preferueshëm për personat me diabet, humbjen e peshës së tepër, mbrojtja nga sëmundjet e zemrës, rregullimi i qarkullimit të gjakut, imunitet më i fortë.

Varësisht nga llojet përbërësit e tyre janë: drithërat, mjalta, frutat e thata, farat etj. Vlen të ceket që janë të pasura edhe me shumë vitamina si: magneziumi dhe hekuri.

Brende dhe lloje të ndryshme të muslit mund të gjeni në çdo pikë të rrjetit të marketeve INTEREX, pra pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës.

Shumë ekspert të aktiviteteve fizike dhe kuzhinës si Jehona e cila përveç se është instruktore e pilates, është influencere në botën e kuzhinës, duke ofruar receta të ndryshme në rrjetet e saj sociale për të gjithë ndjeksit por që çdo herë janë të shëndetshme.

Musli është pjesë e rutinës së saj, sepse shumë shpesh mëngjeset i nis me receta të ndryshme për përdorimin e tij dhe e konsideron si një ndër mëngjeset më të shëndetshme dhe më të mira për të gjithë.