Reali kishte dominimin e madh nga fillimi i takimit, por vendasit nuk u zbrapsën për asnjë moment duke u shfaqur të rrezikshëm.

Goli i parë erdhi nga Karim Benzema, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit për 1-0 (19').

Në pjeën e dytë Ronaldo u ndëshkua me të verdhë për sjellje të pahijshme, teksa Sabin e barazoi rezultatin (67').


Kur tifozët e Barcelonës filluan të gëzohen për atë se nuk do të ngritet në maje Reali, u shfaq sërish Benzema për të shënuar për 2-1 dhe fitoren e Realit në transfertë.

Reali me këtë fitore okupon majen e La Ligas me 13 gola të shënuar dhe vetëm një gol të pranuar e 13 pikë në tabelë. Një më shumë se Atletico Madridi dhe Barcelona që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt. /Telegrafi/

 
 
 
telegrafi sport app