LAJMI I FUNDIT:

Reali rikthen interesimin për Van de Beek

Reali rikthen interesimin për Van de Beek
Donny van de Beek (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Real Madrid ka rikthyer interesimin për mesfushorin holandez, Donny Van de Beek.

Mesfushori i talentuar holandez ka pasur një sezon të mrekullueshme, ku ka arritur të fitoj kampionatin dhe Kupën e Holandës me Ajaxin.


Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi ka rikthyer interesimin për holandezin.

Los Blancos po hasin në vështirësi për të nënshkruar me Pogban, dëshirojnë transferimin e Van de Beek.

Donny van de Beek. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

13 herë kampionët e Evropës kishin shprehur interesim edhe më parë ta transferonin lojtarin.

Ajaxi është gati ta lë të lirë të largohet ylli i tyre, por po kërkojnë 60 milionë euro nga Reali.

Marca ka raportuar se nëse madrilenët nuk arrijnë t’i sigurojnë shërbimet e Pogbas brenda kësaj jave, do të bëjnë ofertë zyrtare për Van de Beek. /Telegrafi/