LAJMI I FUNDIT:

Reali ka në dispozicion 300 milionë euro për transferime, por pse po pret deri në ditën e fundit të afatit kalimtar?

Reali ka në dispozicion 300 milionë euro për transferime, por pse po pret deri në ditën e fundit të afatit kalimtar?

Real Madrid ka pësuar humbje në trofeun e parë sezonal, ku Atletico Madridi fitoi Superkupën e Evropës.

Kjo ka bërë që të rriten spekulimet se presidenti i madrilenëve, Florentino Perez do të shpenzojë 300 milionë euro për përforcime.


Megjithatë, tani për tani nuk do të ketë lëvizje pasi që zyrtarët e Los Blancos po ndjekin për së afërmi rastin e PSG-së.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Këta të fundit janë nën hetime prej UEFA-s rreth shkeljes së rregullës “Fair Play Financiar” dhe në rast të vërtetimit të një gjëje të tillë, do të sanksionohen dhe do të detyrohen të shesin lojtarë.

Neymar ose Kylian Mbappe raportohet se mund të dalin në shitje për të përmirësuar bilancin financiar të parisienëve dhe këtë gjë dëshirojnë ta shfrytëzojnë kampionët evropian.

Gjithashtu raportohet se mbretërit mund të transferojnë Robert Lewaondowskin (Bayer Munich) si dhe Timo Werner (Leipzig).

Theksojmë se vendimi rreth ndëshkimit ose jo të kampionëve francezë do të merret deri fund të këtij muaji, gjersa afati kalimtar i verës për klubet spanjolle përfundon më 31 gusht.

Ndryshe, Reali deri më tani ka sjell në radhët e veta portierin Thibaut Courtois, mesfushorin, Odrizoalan si dhe sulmuesin, Vinicius gjersa janë larguar Mateo Kovacic dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve dhe kush me kë takohet

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori