LAJMI I FUNDIT:

Reali fiton në ndeshjen e mbetur të La Ligas, ngjitet në pozitën e tretë të tabelës

Reali fiton në ndeshjen e mbetur të La Ligas, ngjitet në pozitën e tretë të tabelës

Real Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e mbetur të ligës elitare spanjolle, La Liga.

Madrilenët fituan si mysafirë të skuadrës së Leganesit me rezultat 3-1, ndeshje e mbetur nga xhirot e mëparshme shkaku i paraqitjes së Los Blancos në botërorin për klube.


Të besuarit e trajnerit francez treguan lojë të bukur edhe pse nuk startuan yjet e tilla si, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Unai Bustinza (Getty Images)

Në fakt, mbrojtësi Unai Bustinza kaloi në epërsi vendasit në të gjashtë minutë pas një rivënie këndore.

Por, kampionët aktual spanjoll dhe botëror, në vazhdim realizuan dy gola dhe përfunduan pjesën e parë në dobi të tyre.

Fillimisht, pas pesë minutash gjithçka barazoi Lucas Vazquez pas një pasimi të saktë të mesfushorit Casemiro.

Kombinimi mes këtyre dy lojtarëve solli në epërsi mysafirët, por kësaj radhe në të 29 minutë asistoi Vazquez për Casemiron, i cili shënoi një gol të bukur.

Karim Benzema (Getty Images )

Në të 64 minutë vendasit patën një rast të mirë për të barazuar rezultatin, kur Claudio Beauvue nuk arriti të mposht Casillan, i cili në saje të reflekseve dëboi topin në rivënie këndore.

Në minutën e fundit të takimit, Sergio Ramos realizoi gol nga pika e bardhë, ku vazhdoi serinë e suksesshme të penaltive duke mos humbur asnjë deri më tani në karrierë. Paraprakisht, Mateo Kovacic ishte ndalur në mënyrë të lejuar në zonën e rreptësisë.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, Reali triumfoi me rezultat 3-1.

Pas kësaj, madrilenët ngjiten në pozitën e tretë të renditjes tabelore në saje të 48 pikëve, ndërsa Leganes mbeten në vendin e 13 me 29 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori