LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi po kërkon Berchichen e Sociedadit

Real Madridi po kërkon Berchichen e Sociedadit

Zinedine Zidane është vënë në kërkim të anësorit Yuri Berchiche.

Marca shkruan se Zidane po kërkon një zëvëndësim për Fabio Coentraon që të luftojë për një vend me Marcelon te ekipi nga Bernabeu.


Të gjitha lajmet e fundit dhe spekulimet rreth transferimeve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet e fundit dhe spekulimet rreth transferimeve

Berchiche ka shkëlqyer te Real Sociedadi këtë sezon dhe është lojtar i njëjtë si Marcelo që mund të shpërthejë shpejt në sulm, pa e lënë ekipin keq në mbrojtje.

27 vjeçari iu bashkua akademisë së Tottenhamit në vitin 2007 pasi u largua nga Bilbao.

Dhe, ai debutimin profesional e bëri dy vite më parë te Cheltenham Toën, duke bërë nëntë paraqitje në periudhën e tij huazuese. /Telegrafi/