LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nuk i luan finalet, por i fiton: 16 trofe nga 18 finale që nga viti 2014

Real Madridi nuk i luan finalet, por i fiton: 16 trofe nga 18 finale që nga viti 2014

Historia e Real Madrid ndryshoi në vitin 2014 kur Carlo Ancelotti e udhëhoqi skuadrën drejt trofeut të njohur ‘La Decima’, titulli i tyre i 10-të i Ligës së Kampionëve, i cili nuk ishte fituar për 12 vjet.

Ardhja e parë e Ancelottit në Santiago Bernabeu ishte fillimi i një cikli të lavdishëm që, tetë vjet më vonë, është forcuar edhe më shumë.


Në Helsinki, kundër Eintracht Frankfurt, Real Madridi po kërkon të vulosë Superkupën e tyre të pestë evropiane.

Ancelotti: Real Madridi dëshiron të luftojë për të gjashtë trofetë
Lexo po ashtu Ancelotti: Real Madridi dëshiron të luftojë për të gjashtë trofetë

Kjo do të ishte finalja e tyre e 17-të e fituar që nga goli i Gareth Bale kundër Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit në vitin 2014.

Vetëm Atletico Madrid ka mundur të mposhtë Los Blancos në një finale gjatë asaj periudhe. Ata e bënë atë në Superkupën e Spanjës në vitin 2014 dhe më pas përsëri në Superkupën Evropiane të vitit 2018.

Luis Aragones dikur deklaroi se finalet nuk luhen, ato fitohen. Kjo thënie duket se e ka kapluar Real Madridin gjatë dekadës së fundit.

Uria e Ancelottit dhe Real Madridi i ri
Lexo po ashtu Uria e Ancelottit dhe Real Madridi i ri

Ndryshe, Real Madridi është larg ekipeve tjera spanjolle dhe evropiane në lidhje me efikasitetin në finale.

Barcelona ka 10 fitore nga 15 finale; Atletico Madrid ka tre nga gjashtë finale; Bayern Munich: 13 nga 17 finale; Liverpooli ka gjashtë nga 12 finale; Manchester City ka nëntë fitore nga 13 finale dhe PSG diçka me rekord më pozitiv me 19 fitore nga 22 finale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori