Real Madridi thuhet se ende nuk është i gatshëm ta largojë Vinicius Juniorin, sidomos në afatin kalimtar të janarit.

Los Blancos janë të kënaqur me kontributin që po e jep sulmuesi brazilian në skuadër dhe nuk po mendojnë ta largojnë.

Marca raporton se 19-vjeçari pritej të largohej nga Santiago Bernabeu në afatin e dimrit, por tani gjërat kanë ndryshuar.

Vinicius nuk ka besimin e Zidanes, drejt transferimit në Angli Vinicius nuk ka besimin e Zidanes, drejt transferimit në Angli

Madrilenët ende shpresojnë se Vinicius mund të jetë lojtar i rëndësishëm për skuadrën në të ardhmen, pasi ka talent të jashtëzakonshëm.

Braziliani ka shënuar vetëm një herë në tetë paraqitje deri më tani në këtë sezon, derisa Zinedine Zidane nuk po i jep edhe shumë hapësirë. /Telegrafi/