LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kthehet të fitorja, fiton në udhëtim te Cadizi

Real Madridi kthehet të fitorja, fiton në udhëtim te Cadizi

Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Cadizi në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Ekipi i Carlo Ancelottit është kthyer të fitorja në kampionat, ndërsa ka ngushtuar diferencën me Barcelonën lidere në 10 pikë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Los Blancos, të cilët krijuan shumë raste me anë të Karim Benzemas, Marco Asensios dhe Dani Caballos.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura gjatë 45 minutave të parë dhe ekipet shkuan në pushim baras 0-0.

Në pjesën e dytë, përsëri Reali ishte skuadër më e mirë, duke krijuar shumë raste, por kësaj radhe shënuan dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 72-të me anë të Nacho Fernandez, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Asensio (76′) u përkujdes për epërsinë 0-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Real Madridi e sheh veten në pozitën e dytë me 62 pikë, ndërsa Cadizi renditet në vendin e 15-të me 31 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Los Blancos e pret Celta Vigon, ndërsa Cadizi udhëton te Espanyoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori