LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi konsideron një ofertë para plus lojtar për Aouar

Real Madridi konsideron një ofertë para plus lojtar për Aouar

Real Madridi po konsideron një ofertë të minutës së fundit duke ofruar para dhe një lojtar për yllin e Lyonit, Houssem Aoaur, me Mariano Diaz që mund të kthehet në klubin nga Ligue 1.

Kampionët aktual të La Liga ende nuk kanë bërë asnjë transferim të madh gjatë afatit të verës dhe tifozët e tyre janë në pritje.


Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane tashmë ka konfirmuar interesin e tij për përfaqësuesin francez, Aouar.

Zidane: Aouar mund të luajë për Real Madridin një ditë
Lexo po ashtu Zidane: Aouar mund të luajë për Real Madridin një ditë

Presidenti i Lyonit Jean-Michel Aulas më parë ka konfirmuar se as Aoaur dhe as Memphis Depay nuk do të largohen nga klubi në 48 orët e ardhshme pasi skuadra e Rudi Garcia do të përqendrohet në sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, sipas raporteve nga Diario AS, Real Madridi do të bëjë një ofertë prej 20 milionë plus Diaz për të thyer bllokimin me klubin e Ligue 1.

Diaz u kthye në kryeqytetin spanjoll në fillim të sezonit 2018-19 pasi skuadra e Zidanes aktivizoi klauzolën e kthimit, pasi ai shënoi 21 gola në një sezon të vetëm në Francë.

Por, ai ka luftuar për të bërë një ndikim në kthimin e tij në Madrid, duke bërë vetëm pesë paraqitje në La Liga nën urdhrat e Zidane në sezonin 2019-20. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori