eksperti ad

Nuk ka më asnjë dyshim që Real Madridi është kthyer në rrugën e duhur. 

Po luan futboll që i bën të lumtur tifozët dhe të shpejtë, ndërsa Santiago Solari po tregon se me këtë ekip mund ta mposht këdo.


Liga e Kampionëve është në horizont dhe do të fillojë shpejtë, ku pas dy jave Real do të jetë në fushë, një kohë shumë e mirë për ta gjetur vetën, shkruan Marca në analizën e saj për formën e klubit mbretëror.

Ata ishin një hap larg nga të gjitha, nga një sezon i keq, por tani lojtarët nuk kanë formë të luhatshme dhe janë plot energji dhe vitalitet, siç u demonstrua kundër Espanyol.

GettyImages 1125444698 Real Madrid . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Një skuadër 4-2 që nuk pasqyronte dallimin masiv mes dy skuadrave dhe çfarë ndodhi në Barcelonë. Përveç futbollit të mirë, intensitetit dhe energjisë, uria për fitore është kthyer në stomakun e lojtarëve.

Oreksi ishte humbur, por tani po shërohen dhe morali është 100 për qind.

Gjithkush kujton se sa mirë janë dhe mund të jenë.

Lucas Vázquez e1548671095771 Lucas Vazquez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është rikthyer sepse Solari është duke i besuar një 'recete' shumë të thjeshtë që jo të gjithë trajnerët e bëjnë - ai lojtarët që është në formë luan.

Kjo nuk ka ndodhur gjithmonë, si në Real Madrid ashtu edhe në skuadra të tjera.

Së pari, ishte shfaqja e Vinicius, pastaj ardhja e Sergio Reguilon , ndërsa në fund këmbëngulja për Karim Benzeman, që ia ktheu besimin edhe ekipit.

GettyImages 1125446835 Sergio Reguilon . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ai është shtylla e ekipit në sulm dhe në çdo ndeshje që ai luan, po bëhet gjithnjë e më i mirë.

Gjithkush thotë se Real Madridi ka nevojë për një numër 9 dhe rezulton se ka pasur në shtëpi plot të tjerë, por vetëm një i ka shpëtuar kohës. E çuditshme.

GettyImages 1125445088 Karim Benzema. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Kundër Espanyol, ai vendosi një nga paraqitjet e tij më të mira me dy gola dhe mund të kishte shënuar edhe më shumë, duke mos harruar gjithë punën tjetër që bëri për ekipin. /Telegrafi/

telegrafi sport app