eksperti-banner

Sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard, është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Real Madridin.

Tri palët - Chelsea, Real Madridi dhe vetë lojtari janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje, me belgun që do të arrijë në Madrid, ku do të qëndrojë për gjashtë sezone.


GettyImages 1139484803 Eden Hazard . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

MARCA ka mësuar, se Zinedine Zidane e ka dhënë aprovimin për tu kryer transferimi, duke e parë skuadrën aktuale.

Francezit i pëlqejnë aftësitë e Hazardit, kjo pasi ai ka ritëm dhe shpejtësi, të gjitha karakteristikat që i mungojnë aktualisht klubit.

GettyImages 1140205615 Zinedine Zidane. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Madridi e donte lojtarin e bluve verën e kaluar, ndërsa ishin pranë ta merrnin 28-vjeçarin.

Chelsea kërkoi 200 milionë euro dhe Los Blancos u tërhoqën, por duket se tani kjo do të bëhet. /Telegrafi/   

telegrafi sport app