Real Madrid ka mbyllur afatin kalimtar të verës 2026 me disa përforcime të rëndësishme, duke sjellë në skuadër emra të njohur si Ibrahima Konate, Bernardo Silva, Yan Diomande, Marc Cucurella, Denzel Dumfries dhe Carlos Espi.

Në të njëjtën kohë, “Los Blancos” kanë ndarë rrugët me disa veteranë të skuadrës, mes tyre Dani Carvajal dhe David Alaba.


Klubi madrilen ka bërë gjithashtu disa largime të tjera, me Gonzalo Garcia që është larguar, ndërsa Franco Mastantuono është huazuar te Fiorentina.

Pas përfundimit të afatit kalimtar, kjo është përbërja e plotë e Real Madridit për sezonin e ri:

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Sergio Mestre, Javi Navarro.

Mbrojtës: Antonio Rudiger, Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, Ibrahima Konaté, Marc Cucurella, Alvaro Carreras, Ferland Mendy, Denzel Dumfries, Raul Asencio, Eder Militao.

Mesfushorë: Thiago Pitarch, Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni, Bernardo Silva, Eduardo Camavinga, Arda Guler, Federico Valverde.

Sulmues: Brahim Diaz, Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Carlos Espi, Yan Diomande, Rodrygo, Endrick. /Telegrafi/

telegrafi sport app