LAJMI I FUNDIT:

A reagon truri ‘më fuqishëm’ nëse tingujt e lumturisë vijnë nga një drejtim i caktuar?

A reagon truri ‘më fuqishëm’ nëse tingujt e lumturisë vijnë nga një drejtim i caktuar?
istockphoto

Po, dhe ne e dimë se për cilin bëhet fjalë

Neuroshkencëtarët nga Zvicra zbuluan se truri ynë është jashtëzakonisht i njëanshëm kur bëhet fjalë për perceptimin e zërave që na kënaqin.


Për nevojat e këtij lloji kërkimi lidhur me tingujt, emocionet dhe aparatin tonë të dëgjimit, u zgjodhën 13 persona që iu nënshtruan testeve.

Studiuesit, dëgjuan vokalizimet njerëzore të lumturisë nga tri drejtime të ndryshme – siç është e qeshura, në mënyrë që të përcaktonin se cila pjesë e trurit reagon më shumë ndaj tyre, transmeton Telegrafi.

Rezulton se të dy anët e korteksit janë aktivizuar – pavarësisht nga drejtimi nga vijnë, me faktin se reagimi neurologjik është shumë më i fortë tek ata të ekzaminuar që “erdhën” nga ana e majtë.

“Kjo nuk ndodh kur vokalizimet pozitive vijnë nga përpara ose djathtas”, zbuloi neuroshkencëtarja Sandra da Costa nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë. Gjithashtu, ajo shtoi se është vënë re se vokalizimet me kuptim neutral ose negativ nuk kanë një efekt të tillë në anën e majtë.

istockphoto

Pse po ndodh kjo?

Në kuptimin evolucionar, perceptimi i tingujve është jashtëzakonisht i dobishëm, sepse mbijetesa e njerëzve varej nga drejtimi, intensiteti ose natyra e tingujve. Deri më tani, shumica e studimeve janë marrë me çështjen e reagimit ndaj atyre që vijnë nga pas.

Megjithatë, me zbulimin e ri dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj tingujve të lumturisë që vijnë nga e majta, shkencëtarët do të duhet të merren me disa pyetje të reja, sepse, sipas tyre, ato janë pak më të vështira për t’u shpjeguar.

“Aktualisht nuk dihet se kur shfaqet preferenca e korteksit primar të dëgjimit për vokalizimet pozitive të njeriut gjatë zhvillimit njerëzor dhe nëse është një karakteristikë unike njerëzore”, shpjegojnë neuroshkencëtarët. Por ata shtojnë se një gjë është e sigurt, nëse doni t’i pëshpëritni gjëra të bukura dikujt dhe t’i lini një përshtypje më të fortë, atëherë bëjeni nga ana e tij e majtë.

Studimi u botua në Frontiers in Neuroscience. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori