LAJMI I FUNDIT:

Reagon Top Channel pas sulmit me armë

Reagon Top Channel pas sulmit me armë

Televizioni kombëtar shqiptar Top Channel ka reaguar sot nëpërmjet një njoftimi për shtyp pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit ku mbeti i vrarë roja e godinës së këtij televizioni.

Top Channel e ka konsideruar ngjarjen si “një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë.”


“Pasojë e këtij sulmi ishte humbja e jetës së punonjësit të sigurisë, Pal Kola, i cili i ka qenë në krye të detyrës, pjesë e stafit të shoqërisë së sigurisë Öktapus”, shton njoftimi, duke sqaruar se në orën 00.40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel.

Braçe: Sulmi ndaj Top Channel, më i egri ndaj një medie - nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!
Lexo po ashtu Braçe: Sulmi ndaj Top Channel, më i egri ndaj një medie - nuk është ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!

Top Channel ka ngushëlluar familjen e rojës dhe ka shprehur mbështetje në këto momente të vështira.

“Po ashtu, Top Channel shpreh qartësinë që ky akt terrorist i paprecedent, është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë. Top Channel, është themeluar, krijuar me frymën e njeriut që ndërtoi jo vetëm idenë e një media shqiptare me vlera perëndimore, por dhe mbi të gjitha e një media që përfaqësohet nga grupi i madh i profesionistëve të shquar, figurave publike dhe intelektuale, që çdo ditë ne një transmetim të pandalshëm televiziv e jo vetëm, i shërbejnë publikut me dedikim të plotë”, thuhet në njoftim.

“Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë. Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë ndaj publikut e shoqërisë shqiptare”, shton televizoni.

Sulmi ndaj Top Channel, sekuestrohen kamerat e sigurisë, dyshohet se u qëllua nga makina në ecje
Lexo po ashtu Sulmi ndaj Top Channel, sekuestrohen kamerat e sigurisë, dyshohet se u qëllua nga makina në ecje

Më tej Top Channel kërkon dhe pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet ligjzbatuese.

“Zbardhja e këtij akti duhet të jetë prioritet për organet ligjzbatuese, sepse është vrarë një punonjës i Top Channel, por gjithashtu është atentat ndaj televizionit që ka shërbyer në transparencë e mbështetjen e të drejtës duke kontribuar me informacion e ndërgjegjësim dhe fuqizim të institucioneve të së drejtës për shoqërinë shqiptare”, thuhet në njoftim.

“Ky akt terrorist është i papreçedent ndaj një media kombëtare, e lidhet vetëm me misionin e saj të fjalës së lirë. Top Channel, aksionerët e tij e familjarët, drejtuesit, gazetarët e autorët, nuk kanë e nuk ka qënë kurrë objektiv i ndonjë sulmi individual që prej themelimit të tij, gjithçka në këtë akt terrorist, lidhet dhe ka të bëjë vetëm me misionin e Top Channel”, shton njoftimi.

Sulmi ndaj Top Channel, ministri i Brendshëm: Policia e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen
Lexo po ashtu Sulmi ndaj Top Channel, ministri i Brendshëm: Policia e përkushtuar për të zbardhur ngjarjen

“Ky krim i paprecedentë e akt terrorist, kërkon menjëherë reagim të përgjegjshëm e të ashpër nga Policia e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e vrasjes. Top Channel, është e do të jetë, në shërbim të publikut shqiptar, pavarësisht presioneve të vazhdueshme të minuesve të demokracisë, të cilat i njohin dhe përballojnë të gjitha mediat e lira që adhurojnë e ndërtojnë përkrah vlerave perëndimore për ndërtimin e institucioneve dhe principeve të shoqërisë shqiptare”, përmbyllet reagimi i Top Channel. /Telegrafi/