LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës: Klubet po manipulojnë me mjetet e ndara nga FFK

Reagon Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës: Klubet po manipulojnë me mjetet e ndara nga FFK

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës (ShMDFK) ka reaguar me anë të një komunikate për ndodhitë e fundit në futbollin e Kosovës në kohën e pezullimit të ligave pas pandemisë së coronavirusit.

Futbolli i Kosovës ka ndaluar së luajturi tash e një muaj e gjysmë pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit, por problemet kanë vazhduar te mbesin shumë.


Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) vendosi t’i dalë në ndihmë klubeve me anë të një pako emergjente duke dhuruar mjete për të gjitha kategoritë.

Megjithatë, ShMDFK ka reaguar me shqetësim me anë të një komunikate ku akuzon klubet për manipulime, duke hequr lojtarët nga lista e përfituesve dhe futur në listë njerëz tjerë.

FFK me pako të ndihmës emergjente, këto janë përfitimet për klubet
Lexo po ashtu FFK me pako të ndihmës emergjente, këto janë përfitimet për klubet
https://telegrafi.com/ffk-pako-te-ndihmes-emergjente-keto-jane-perfitimet-per-klubet/

Postimi pa ndërhyrje i ShMDFK

Prishtinë, 29 prill 2020

Komunikatë e ShMDFK

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës (ShMDFK) fillimisht uron që futbollistët tanë të jenë shëndosh e mirë dhe inkurajon ata të vazhdojnë respektimin në përpikmëri të masave të parapara institucionale, për mbrojtje nga virusi Covid-19 dhe tejkalim sa më të shpejtë të pandemisë.

Shoqata është duke e monitoruar nga afër zbatimin e asistencës financiare, ndihmesë për futbollistët nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). Në këtë drejtim, në adresë të shoqatës kemi pranuar ankesa nga disa futbollistë të Superligës, Ligës së Parë dhe të Dytë, të cilët përkundër se janë licensuar pranë federatës së futbollit për sezonin kalendarik 2019/20, të njëjtit nuk janë përfshirë në listat e klubeve të tyre respektive për të përfituar nga asistenca financiare e FFK, e dedikuar ekskluzivisht për ta. Për më tepër, klubet e tyre kanë parapëlqyer që në mënyrë arbitrare të përjashtojnë këta futbollistë nga lista e përfituesve të pakos financiare, dhe të favorizojnë anëtarë të stafit administrativ apo të tjerë anëtarë.

Për më tepër, kemi shqetësime të raportuara nga disa futbollistë se klube të caktuara kanë kërkuar nga ta që shuma e përfitimit të lartëpërmendur të kthehet pjesërisht tek klubi. Ne ju bëjmë me dije dhe qartazi, se përfitimi financiar në fjalë nuk duhet cenuar nga ta dhe shuma e dedikuar për lojtar është e paraparë të përfitohet si e plotë. Ritheksojmë se pavarësisht rrogës së rregullt të paraparë si në kontratat e punës me klubet e tyre, shuma financiare është asistencë për mirëqenien individuale të futbollistit e kurrsesi e menduar për destinim të tyre për qëllime tjera. Prandaj edhe është vënë si kriter që të shpërndahet në mënyrë individuale nëpër xhirollogaritë bankare të secilit.

Ministri Vitia: Aktivitetet sportive në fazën e tretë
Lexo po ashtu Ministri Vitia: Aktivitetet sportive në fazën e tretë

ShMDFK është mirënjohëse për përkrahjen e federatës përmes pakos financiare dhe secilës përkrahje që vie nga institucionet bartëse e që për qëllim kanë ndihmën ndaj futbollistëve sidomos gjatë pandemisë. Rrjedhimisht, bëjmë apel tek FFK që në rast se vendos të vazhdoj me asistencë të ngjashme financiare për futbollistët, të bëhet kujdes i madh dhe të garantohet se përfitues është secili futbollist i licensuar.

Jemi së bashku në këtë betejë, dhe bashkë do t’ia dalim!

Me respekt,

Bordi i ShMDFK

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori