LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shkurte Fejza: Qeveria nuk mendon për ne, nuk duhet krahasuar artisti i mirëfilltë me ata që kanë burime të dyshimta financiare e vetura milionëshe

Reagon Shkurte Fejza: Qeveria nuk mendon për ne, nuk duhet krahasuar artisti i mirëfilltë me ata që kanë burime të dyshimta financiare e vetura milionëshe
Foto: Shkurte Fejza/Instagram

Këngëtarja e njohur e zhanrit popullor të muzikës, Shkurte Fejza, ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale.

Ky shkrim është publikuar në rrjetin social Facebook nga vajza e saj, këngëtares Gresa Behluli.


Bëhet fjalë për një reagim të saj në lidhje me menaxhimin e pandemisë, dhe faktin se këngëtarët tash e një vit kanë mbetur pa koncerte, ahengje muzikore e dasma.

Foto: Shkurte Fejza/Instagram

Ajo shkruan se u bë padrejtësi ndaj mos-lejimit të organizimit të dasmave me 50 për qind të kapaciteteve, ndërkohë që partitë politike për vete i kishin të mbushura sallat plot gjatë fushatës elektorale të këtij viti.

Fejza tutje citon se si artiste ka paguar këtu e 20 vite tatime shtetit, ndërsa bën thirrje që një artist i mirëfilltë të mos krahasohet me një të atillë që nuk e di burimin e vet të të ardhurave.

Ky është shkrimi i plotë i saj (pa ndërhyrje):

“Kaloj një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbremje muzikore dhe pa asnje lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale. Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë. I kan ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale. Kjo nuk don koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”, shkruan këngëtarja e njohur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori