LAJMI I FUNDIT:

Reagon Osmani për vendimin ndaj Vulinit: U miratua racizmi ndaj shqiptarëve

Reagon Osmani për vendimin ndaj Vulinit: U miratua racizmi ndaj shqiptarëve
Foto: Arkiv

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve duhet tua hap sytë të gjithë atyre që shpresuan se Serbia do të përmirësohej.

Osmani ka thënë se urrejtja e serbëve ndaj popullit të Kosovës që po sponsorohet nga vet shteti i Serbisë ka qenë mbizotërues gjatë gjithë historisë.

Ndërkaq, vendimin e Gjykatës e ka quajtur një njollë të zezë në qeverisjen e serbëve.

“Urrejtja e serbëve ndaj popullit tonë e cila po sponsorohet nga shteti ka qenë mbizotërues përgjatë historisë. Vendimi i sotëm i Gjykatës për ta miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është edhe një njollë tjetër në historinë  e qeverisjes së tyre. Kjo duhet tua hap sytë atyre që shpresuan që Serbia do të përmirësohej”, shkruan në Twitter, Osmani.

Ndryshe, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb, Aleksandër Vulin për përdorimin e terminologjisë fyese dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Shaip Kamberi mban për herë të parë fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë, replikon me Ivica Daçiqin
Lexo po ashtu Shaip Kamberi mban për herë të parë fjalim shqip në Kuvendin e Serbisë, replikon me Ivica Daçiqin

Kamberi ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve të tjerë të Kuvendit të Serbisë.

Kamberi gjatë fjalimit të tij ka thënë se sot është një ditë e veçantë.

Kamberi pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq, vazhdoi të ngris zërin shqip ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori