LAJMI I FUNDIT:

Reagon Drita: I ftojmë tifozët të jenë të qetë, nuk ka asnjë parregullsi

Reagon Drita: I ftojmë tifozët të jenë të qetë, nuk ka asnjë parregullsi

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka reaguar pas ankesës së Trepçës ’89.

Skuadra mitrovicase ka paraqitur ankesë në FFK në lidhje me klubin gjilanas për aktivizimin e lojtarit Ardit Mustafa.

‘Minatorët’ janë ankuar se Ardit Mustafa nuk ka qenë i licencuar nga klubi gjilanas dhe nuk ka pas të drejtë loje.

Kësisoj ata kanë kërkuar nga FFK që Drita të dënohet me minus nëntë pikë.

Trepça ’89 me ankesë në FFK, Zeka: Dritës duhet t’i hiqen nëntë pikë
Lexo po ashtu Trepça ’89 me ankesë në FFK, Zeka: Dritës duhet t’i hiqen nëntë pikë

Por nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi i klubit gjilanas nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.

Drita ka ftuar tifozët e saj të jenë të qetë, pasi sipas tyre nuk ka asnjë parregullsi.

“Duke parë që nëpër portalet tona po qarkullojnë lajme se kinse klubi jonë FC DRITA mund ti humbë 9 pikë për shkak të parregullsive në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit”

“Përmes këtij reagimi dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës që ne si kampionë aktualë jemi shumë të vëmendshëm në vendimet që i marrim dhe se nuk ka asnjë parregullsi dhe gjithçka është konform rregullave të FFK-së”

“Këtë gjë e kemi dëshmuar më së miri edhe në garat ndërkombëtare andaj i ftojmë të gjithë tifozët tanë që të jenë të qetë për këtë situatë që është krijuar”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori