LAJMI I FUNDIT:

Reagon Ballkani: Ilir Daja u sulmua verbalisht dhe fizikisht në Prishtinë

Reagon Ballkani: Ilir Daja u sulmua verbalisht dhe fizikisht në Prishtinë
photo by: @Shpend Ahmeti

Ballkani ka reaguar nëpërmjet një komunikate zyrtare për sulm ndaj Ilir Dajës.

Trajneri i Ballkanit u ankua pas përfundimit të ndeshjes se gjatë gjithë kohës është ofenduar nga tre tifozë të Prishtinës të cilët kishin qëndruar mbrapa bankës së suharekasve.


Ndërkohë tani ka ardhur reagimi i Ballkanit që e kanë quajtur sulm verbal dhe fizik ndaj trajnerit tiranas.

Ilir Daja thotë se ndeshja ndaj Prishtinës ishte e barabartë, ankohet për tre tifozë që e ofenduan gjithë kohë
Lexo po ashtu Ilir Daja thotë se ndeshja ndaj Prishtinës ishte e barabartë, ankohet për tre tifozë që e ofenduan gjithë kohë

Ballkani ka kërkuar nga organet e FFK-së që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Reagim!
Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.

Në përfundimin e pjesës së parë, vëllau i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.

Fc Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa.

Puna e madhe e Fc Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellur dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori