LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë Bekim Haxhiu dhe Gramoz Vokrri: Nuk kemi pretendime për kreun e FFK-së

Reagojnë Bekim Haxhiu dhe Gramoz Vokrri: Nuk kemi pretendime për kreun e FFK-së

Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie të tij.

Gramozi shihet në foto me ish-nënkryetarin e FFK-së, Bekim Haxhiu, trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, ish-kreun e Hysit, Hysen Sadiku dhe Bajram Zeqirin.


Ai, në një prononcim për Gazeta Olle, sqaron se ky ishte një takim miqësor ku diskutoi me Haxhiun për nismën e këtij të fundit për realizimin e një shtatoreje për Fadil Vokrrin, teksa njofton se në takim kishte edhe familjarë të tij.

“Opozita” e kryetarit aktual të FFK-së takohen para kuvendit të punës
Lexo po ashtu “Opozita” e kryetarit aktual të FFK-së takohen para kuvendit të punës

“Nuk po e kuptojë këtë fushatë denigruese ndaj meje, sepse kam qenë shumë i qartë sa i përket FFK-së. Po e ripërsërisë se asnjëherë nuk kam menduar postin e kryetarit të FFK-së”, u shpreh Vokrri për Olle.

“Arsyeja e takimit ka qenë shtatorja që po i bëhet babait tim prapa stadiumit që e mban emrin e tij”.

Takimi i “opozitës” së Agim Ademit

“Fatkeqësisht, federata po e përdorë emrin tim për interesa personale, pasi si duket kanë probleme të brendshme dhe më së lehti për ta është të merren me mua duke u munduar të më njollosin, por e kanë të kotë!”, përfundoi djali i legjendës kosovare.

Shtatorja e Fadil Vokrrit

Pas Vokrrit ka reaguar edhe Bekim Haxhiu, ku në një prononcim për GazetaBlic ka hedhur kritika mbi kreun e FFK-së, duke e cilësuar si të politizuar skajshmërisht.

“Sot unë jam në kuvendin e Kosovës për shkak të seancave dhe jam i përqendruar maksimalisht aty. Siç e kam cekur edhe më herët, nuk kam ambicie, pasi edhe nuk kam të drejtë kandidimi si person politik, edhe pse kreu i FFK-së e Komiteti Ekzekutiv janë të stërngarkuar me njerëz politik”, vazhdoi ai.