LAJMI I FUNDIT:

Rektorët: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë

Rektorët: Përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë

Pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) ka pasur reagime të shumta.

Mbrëmë ka reaguar ministri i Arsimit (MASHT), Shyqiri Bytyqi i cili përmes një shkrimi, fajin për përjashtim nga EQAR, ia hedhë një “grup interesi” të cilët sipas tij keqinformuan këtë institucion.


Ndërsa, Universiteti i Prizrenit ka reaguar me një komunikatë për media në emër të Konferencës së Rektorëve, duke thënë se përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë në Kosovë.

“Ne jemi shumë të shqetësuar me vendimin për të përjashtuar Agjensionin Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR) në Arsimin e Lartë, duke e konsideruar si një goditje e rëndë për Arsimin e Lartë të Kosovës”.

“Por, ne besojmë që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë hapat e duhur me urgjencë për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Njëherit, ne si Konferencë e Rektorëve, shprehim gatishmërinë që të ndihmojmë në këtë proces”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, pati reagime edhe  nga ish-drejtori i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Blerim Rexha, i cili ka folur pas vendimit të përjashtimit të AKA-së nga Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Rexha në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se ky vendim u shkakton më së shumti probleme studentëve.

“Ky vendim, studentëve që dalin jashtë vendit u  shton procesin e dyshimit verifikimit  dhe validimit të diplomave dhe programeve të studimit të tyre”, ka thënë Rexha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori