LAJMI I FUNDIT:

RDK: Vendi dhe shoqëria në përgjithësi janë peng të lojërave të ulëta politike

RDK: Vendi dhe shoqëria në përgjithësi janë peng të lojërave të ulëta politike

Në një reagim të Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK) dërguar Telegrafit Maqedoni, thuhet se ”vendi dhe shoqëria në përgjithësi janë peng të lojërave të ulëta politike nga aktorë të ndryshëm politik vendas, dhe e gjitha kjo vetëm për interesa personale dhe partiake”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e RDK-së, mes tjerash thuhet: ”Një shembull konkrete i kësaj loje ishte lista e votuesve fiktiv, që ishte kompromis i katër aktorëve nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës. Katër aktorët politik vendas pranuan një kompromis rreth listës së votuesve fiktiv, në njërën anë të përputhet me prononcimet opozitare se ekzistojnë votues fiktiv, dhe në anën tjetër të përputhet me prononcimet pozitare se kjo listë nuk është aspak fiktive. Realiteti dëshmoi se ky kompromis i tërri është bë në kurriz të popullatës në përgjithësi, me pasoja të rënda për vendin në periudhë afatgjate.


Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se vet fakti se deri më tani janë paraqitur më shumë se 7 mijë votues, është dëshmi e mjaftueshme se kompromisi rreth votuesve fiktiv është lojë e dështuar. Për këtë arsye, aktorët politik vendas duhet urgjentisht të tërhiqen nga kjo lojë dhe të rikthejnë me automatizëm votuesit fiktiv në votues real, sepse kjo tanimë u dëshmua se këta votues janë real. Kjo situatë nuk kërkon vazhdim të afatit për paraqitje, por kërkon tërheqje urgjente nga kjo lojë fiktive. Sjelljet artificiale të aktorëve politik do të lëjnë pasoja të rënda për vendin dhe shoqërinë, dhe për këtë arsye duhet shmangur urgjentisht nga këto sjellje. Nëse me të vërtetë dëshironi të pastroni listën zgjedhore, atëherë pranoni votimin nëpërmes shenjave të gishtërinjëve dhe do të shihni se si do të pastrohet vetvetiu lista.”(sic)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori