LAJMI I FUNDIT:

Raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë më 23 maj, opozita kërkon të drejtë për propozimin e kandidatit

Raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë më 23 maj, opozita kërkon të drejtë për propozimin e kandidatit

Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur sot që raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit të ri të mbahet më datë 23 maj me propozim të kreut të grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kujtojmë se raundi i parë për votimin e presidentit dështoi pasi palët nuk propozuan asnjë emër konkret për kreun e ri të shtetit.

Gjatë diskutimeve të sotme, përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës folën për kriteret dhe mundësitë për të arritur një marrëveshje për propozimin e emrave konkret për president.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh i vendosur se presidenti i ri duhet të zgjidhet në bazë të kritereve të qarta dhe se opozita duhet të ketë të drejtën e propozimit të emrit të kandidatit për president.

Alibeaj përsëriti qëndrimin e tij për zgjedhjen e një presidenti anti-komunist.

Dështon raundi i parë i votimeve për Presidentin e ri të Shqipërisë, nuk propozohet asnjë kandidaturë
Lexo po ashtu Dështon raundi i parë i votimeve për Presidentin e ri të Shqipërisë, nuk propozohet asnjë kandidaturë

Kreu i grupit të PD-së kërkoi nga PS që të shpreh vullnetin që zgjedhja e presidentit të ri të mbyllet brenda tre raundeve të para në mënyrë që opozita të ketë garancinë se zgjedhja e presidentit do të jetë gjithëpërfshirëse.

Alibeaj është shprehur se kryeministri Edi Rama “është hipokrit”, pasi do që të shtyjë këto 3 raunde për të shkuar tek dy raundet e fundit, ku presidenti zgjidhet me nga mazhoranca me shumicë të thjeshtë.

Në anën tjetër, Balla u shpreh i gatshëm për të diskutuar mbi emra konkret por kundërshtoi qëndrimin e opozitës që të jepet të drejtë propozimi vetëm njërës palë. Ai tha se nuk mund të ndalosh PS-në që të bëj propozimin e vet për president duke shtuar se të gjitha palët duhet të kenë të drejtën e propozimit.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh gjatë fjalës së tij se nuk duhet shkuar më në seanca bosh si ajo e të hënës.

Sipas tij, duhet që opozita ose të propozojë kandidatë, ose të ndërpresë pjesëmarrjen në proces.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat  Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori