LAJMI I FUNDIT:

Raul do të kthehet te Reali, ku mund të ndjekë rrugën e Zidane

Raul do të kthehet te Reali, ku mund të ndjekë rrugën e Zidane

Raul Gonzalez ka thënë se do të kthehet te Real Madridi këtë verë, si një këshilltar i presidentit Florentino Perez.

Duke folur në një eveniment të klubit të dielën, ai ka rikonfirmuar se është një madridist, derisa ka pasur spekulime për një ofertë nga Barcelona.


“Në qershor do të kthehem të jetoj në Madrid. Do të më pëlqente të punoja për Real Madridin dhe do të bisedojmë se si mund të ndihmoj. ‘Hala Madrid’ dhe asgjë tjetër, nëse dikush ka ndonjë dyshim!”, ka deklaruar Raul.

Sidoqoftë, Marca ka raportuar se Los Blancos tashmë e kanë bërë gati ofertën për sulmuesin legjendar.

Edhe roli i parë i Zinedine Zidane te Reali ishte si këshilltar i Perez, më pas u bë asistent i trajnerit Carlo Ancelotti, për të vazhduar si trajner i Castillas dhe në fund trajner i ekipit të parë.

Nuk dihet nëse edhe Raul do të ndjekë të njëjtën rrugë, por nuk ka dyshim se ai është një prej ikonave të Los Blancos, ku ka luajtur për 15 vite, ka shënuar 307 gola dhe ka fituar 16 trofe të mëdha – në mesin e tyre gjashtë tituj të La Ligas dhe tre të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori