LAJMI I FUNDIT:

Rasti “Veteranët”, edhe pesë të akuzuar të tjerë përfundojnë dhënien e mbrojtjes

Rasti “Veteranët”, edhe pesë të akuzuar të tjerë përfundojnë dhënien e mbrojtjes

Edhe pesë të akuzuar të tjerë kanë përfunduar mbrojtjen e tyre në rastin e njohur si “Veteranët”.

Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Ata po akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.

Në seancën që u mbajt të mërkurën për këtë rast në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mbrojtjen e tyre e përfunduan të akuzuarit, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Xhavit Jashari, Smajl Elezaj dhe Fadil Shurdhaj.

Po ashtu, mbrojtjen e tij e filloi të mërkurën edhe i akuzuari Sadik Halitjaha, mirëpo, marrja në pyetje e të njëjtit do të vazhdojë edhe në seancën e radhës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Para tyre, të martën e kanë përfunduar mbrojtjen edhe dy të akuzuarit tjerë në këtë rast, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku,

Mirëpo, deklarimi i të gjithë këtyre të akuzuarve nuk do jetë i njohur për publikun deri sa të deklarohen edhe katër të akuzuarit tjerë në këtë rast.

Kjo pasi që, kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj, në seancën e mbajtur të martën, e ka ndaluar publikimin e mbrojtjes së të akuzuarve deri sa një gjë të tillë do të bëjnë të gjithë të akuzuarit. Një gjë të tillë, gjyqtarja e ka arsyetuar me faktin se ligji e imponon që të akuzuarit e tjerë largohen nga salla deri sa një i bashkakuzuar është duke dhënë mbrojtjen e tij.

E nëse deklarimet e të akuzuarve do të dalin në media, sipas gjyqtares, atëherë edhe të akuzuarit që ende nuk kanë dhënë mbrojtjen e tyre, mund të lexojnë deklarimet e tyre.

Ndryshe, në seancën që pritet të vazhdojë edhe nesër, mbrojtjen e tyre pritet ta japin edhe të akuzuarit, Shukri Buja, Faik Fazliu, Ahmet Daku dhe Rrustem Berisha.

Të martën ka filluar rishtazi gjykimi në rastin “Veteranët”, pasi që nga seanca e fundit e mbajtur për këtë rast, kanë kaluar më shumë se tre muaj. Pasi që me pëlqimin e të akuzuarve nuk ishte lexuar aktakuza, të gjithë të akuzuarit ishin deklaruan sërish të pafajshëm.

Po ashtu, të gjitha veprimet procedurale tjera, me pajtimin e prokurorit dhe të akuzuarve ishin konstatuar të lexuara.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin e këtij viti.

Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19.500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin  e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..

Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  68.153.533.14 euro.

Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej  88.769.217.04 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori