LAJMI I FUNDIT:

Rasti ‘Ukë Rugova 2’, dëshmitari tregon për premtimet që mori për vizë

Rasti ‘Ukë Rugova 2’, dëshmitari tregon për premtimet që mori për vizë

Në Gjykatën e Prishtinës sot u dëgjuan në cilësinë e dëshmitarëve Ardita Sadiku dhe Afat Feta në rastin “Ukë Rugova 2”.

Dëshmitarja Sadiku në pyetjet e prokurores u përgjigj se ka përpiluar kontratat e punës të puntorëve në ELKOS si dhe nuk ka dijeni se a ka aplikuar ndonjëri prej tyre për vizë shengen.


Lidhur me këto kontrata ajo tha se nuk ka pasur ndonje kontratë të dyshimtë për këta punëtorë.

Tutje u deklarua edhe dëshmitari Feta, i cili tha se vitin 2013 ishte takuar me nje person në një kafiteri, i cili i kishte premtuar se do t’ia siguronte një vizë shengen.

Për këtë shërbim sipas dëshmitarit ai person i ka kërkuar 3,000 euro.

Sipas tij vizën në fjalë nuk e kishte pranuar asnjëherë andaj nuk e ka kryer pagesën.

Po ashtu ai tha se asnjëri nga të akuzuarit në sallë nuk është personi i cili i kishte premtuar vizën.

Ky proces gjyqësor është pjesa e dytë e gjykimit ku të akuzuarit përballen me akuzat për mashtrim dhe kontrabandim me migrantë e që në opinion njihet si “mashtrimi me vizat italiane”.

Fitim Beqiri, Azad Beqiraj, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi, Azem Koskoviku, Hamza Beqiri, Visar Beqiri, Begë Shaqiri, Hasan Shaqiri, Edison Idrizi, Driton Voca, Fadil Ahmeti, Haxhi Islami dhe Valon Selimi, akuzohen nga Prokuroria se duke qenë anëtarë të organizatës të themeluar, organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar ose drejtuar nga Ukë Rugova dhe Izet Beqiri, kanë marrë pjesë në furnizimin e individëve me viza Schengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes shtrembërimit ose korrupsionit.

Këta 15 të akuzuar i përkasin grupit të të akuzuarve ku bëjnë pjesë edhe Ukë Rugova, ish-deputet dhe djali i Presidentit Ibrahim Rugova, dhe Astrit Haraqija, ish-ministri i Kulturës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Më 3 korrik të vitit 2020 ndaj këtyre 15 të akuzuarve u veçua procedura penale.

Sipas aktakuzës plot 556 viza Schengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë, si rezultat i aktiviteteve të këtij grupi, raporton KALLXO.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori