LAJMI I FUNDIT:

Rasti tragjik në Lipjan, tre nga të plagosurit në gjendje të rëndë  

Rasti tragjik në Lipjan, tre nga të plagosurit në gjendje të rëndë  
Foto: Arkiv

Tre persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit që ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Dy të tjerë janë në gjendje më të lehtë, e një tjetër pas mjekimit është liruar për në shtëpi.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin mjeku nga Emergjenca e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla.


Ai tha se tre të lënduarit të cilët janë në gjendje shumë të rëndë, pas kryerjes së operacioneve janë duke qëndruar në intensivë.

“Tre persona janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pas intervenimit në sallë të operacionit ata po trajtohen në intensiv. Ndërkaq dy të tjerët janë duke u trajtuar, dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një tjetër pas trajtimit të marr, i cili ishte shumë lehtë i lënduar është liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla.

Sulm me armë në Hallaq të Lipjanit, vdes një person dhe pesë të tjerë plagosen
Lexo po ashtu Sulm me armë në Hallaq të Lipjanit, vdes një person dhe pesë të tjerë plagosen

Ndryshe, si pasojë e sulmit i cili ndodhi sot në fshatin Hallaq të Lipjanit, ka vdekur një person, dhe  gjashtë të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin rastin në Lipjan, ku si pasojë e sulmit me armë zjarri ka vdekur një person.

“Sot rreth  orës 07:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona,  prej tyre një  mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, raportohet se deri te ky sulm ka ardhur pas një zënke familjare, si pasojë e përleshjes ndërmjet fëmijëve. /Telegrafi/