‘Rasti i Kumanovës’, keqtrajtimi i të akuzuarve alarmon ndërkombëtarët
Njoftimet për keqtrajtimin e të akuzuarve në rastin e Kumanovës kanë tërhequr vëmendjen edhe të faktorit ndërkombëtar. Avokati mbrojtës Naser Raufi konfirmoi se ambasadat e huaja në vend, veçanërisht ajo amerikane e kontaktojnë shpesh herë për të mësuar të vërtetën rreth informatave për brutalitetin policor që ushtrohet ndaj të akuzuarve në këtë rast, njofton Alsat M.
Raufi njoftoi se një ditë më parë kishte kërkuar edhe ndërrimin e trupit gjyqësor pasi e kishte penguar që ti parashtronte pyetje dëshmitarit të koduar. Sipas Raufit, mënyra e vetme për zbardhjen në tërësi të këtij rasti është kalimi i tij te Prokuroria Speciale.
Nga ana tjetër Prokuroria Speciale, nuk e ka konfirmuar, por as e mohoi mundësinë që ky Institucion të hetojë rastin e Kumanovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251