Avokati i Popullit, Naim Qelaj, duke iu referuar rastit Klan Kosova, ka thënë së Qeveria nuk mund të marrë vendim që lidhet me mediat dhe transmetimin e tyre publik.
Ai tha se janë mekanizma të tjerë kushtetues të cilët vendosin për licencimin e mediave dhe punën e tyre.
“ Unë nuk dua të lëshohem në aspektin e vlerësimit të vendimit për arsyeje se nuk e kam parë këtë vendim dhe nuk kam pranuar asnjë ankesë apo reagim nga asnjëra prej palëve në lidhje me kërkesën për një opinion nga ana ime. Megjithatë unë ditë më parë kam dalë me një komunikatë, qëndrim apo opinion të avokatit të popullit në lidhje me lirinë e shprehjes, lirinë e mediave dhe të them më qartë se mekanizmat që garantojmë lirinë e mediave në Republikën e Kosovës, duke aluduar dhe konstatuar më të drejtë mbi bazë të mandatit që kam si avokat i popullit, që Kosova ka ndërtuar një mekanizëm kushtetueso-ligjore të fuqishëm që garanton në çdo formë lirinë e medias dhe ka vendosur mekanizma të tillë që i pamundësojnë qeverisë dhe ekzekutivit që me marrë vendim që lidhet me mediat, transmetimin publik të tyre dhe punën e mediave. Janë mekanizma të tjerë kushtetues të cilët vendosin për licencimin e mediave dhe punën e tyre është fjala për Komisionin e Pavarur të Mediave”, tha Qelaj në Tëvë1.
Qelaj po ashtu tha se këto vendime mund të ‘sulmohen” me mjetë juridike.
“Në anën tjetër vendimet e autoriteteve publike, që nxirren nga administrata shtatore në këtë rast nga çfarëdo niveli, qoftë agjenci apo ministrie, kanë procedurat e mjeteve juridike, mund të sulmohen me këto mjete, pastaj ka edhe mbrojtje gjyqësore, mund të ushtrohet edhe padi në gjykatë përmes konfliktit administrative kundër vendimeve të administratës publike, por e fundit si instancë është edhe institucioni i Avokatit të Popullit…”, shtoi ai.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.
Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova.
Kallëzimi penal u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”.
Pas kësaj, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve, ARBK, anuloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës por më 21 qershor, ajo e shfuqizoi vendimin. Megjithatë, një ditë më vonë, ARBK-ja anuloi vendimin e 21 qershorit.
Ky vendim i ARBK-së riktheu në fuqi masën e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat.
Pas ankesës së Klan Kosovës, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi më 28 korrik ARBK-ja kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe