LAJMI I FUNDIT:

Rastet me COVID-19 në Shqipëri janë dhjetëfishuar në dy javët e fundit

Rastet me COVID-19 në Shqipëri janë dhjetëfishuar në dy javët e fundit
(Foto: ECA)

Mjekja familjare, Diana Hysi, prej më shumë se dy vitesh ka trajtuar pacientë të prekur nga coronavirusi në Qendrën shëndetësore Nr. 1 në Tiranë. Në eksperiencën e saj, ka ndjekur të gjithë variantet e këtij infeksioni, dhe ndan me ABC këtë përvojë.

Ajo thotë se Covid ka pësuar ndryshime. Tek pacientët e saj ka vënë re që ky infeksion bëhet ngjitës vetëm nëse shfaqet një simptomë, kryesisht temperatura. Më parë edhe të sëmurët asimptomatik mund ta transmetonin.


Ka më shumë se dy javë që në Qendrat shëndetësore rastet pozitive me Covid janë 10 fishuar.

Kjo valë e re e Covid po i gjen mjekët përballë një tjetër vështirësie. Pacientët vijnë të vizitohen pa mbajtur maske, duke i vendosur në rrezik. Krahas kësaj hasen edhe me kundërshtitë e tyre për të bërë tamponin.

Mjekët apelojnë që në momentet e para që qytetarët të vënë re ndonjë simptomë, duhet të vendosin maskë. Edhe nëse nuk dëshirojnë të bëjnë tampon, të paktën të shmangin kontaktet me persona të tjerë. /abcnews.al