LAJMI I FUNDIT:

Rast i rëndë në Prizren, 94-vjeçari tmerrohet në shtëpi nga grabitësi për 140 euro

Rast i rëndë në Prizren, 94-vjeçari tmerrohet në shtëpi nga grabitësi për 140 euro
Xhemail Jeremi

Grabitësi iu fut në shtëpi 94-vjeçarit që jetonte i vetëm në një lagje të Prizrenit. Nën kërcënimin e thikës ia mori 140 euro.

Është vetëm njëra ndër shtëpitë e shumta, jo larg qendrës së qytetit. Shtëpia ku banon i vetëm 94- vjeçari Xhemail Heremi ishte caku i një grabitësi.


I moshuari që ra pre e grabitësit është në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai nuk dha detaje rreth rastit.

“Siç ka shkruar policia ashtu është. Kurrgjë s’kam çka me as me shtu”, ka deklaruar ai në gjendje të rënduar.

Lidhur me rastin, nga policia thonë se nga rasti nuk ka ende të dyshuar dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Po rasti është raportuar dje prej viktimës. Viktima ka qenë vetëm në shtëpi. Rasti është raportuar me datën 7 janar rreth orës 10:50. Viktima thotë që një person i maskuar, i veshur me të zeza dhe vetëm me një thikë e kanosi viktimën dhe nga viktima ka marrë shumë të caktuar parash që i ka pas me veti, diku një njëqind e katër dhjetë euro”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Policia posa ka marrë informacionin, menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, kanë filluar të mbledhin provat edhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.

Rasti është duke hetuar prej stacionit policor në Prizren.

“Deri më tani nuk ka të arrestuar edhe është pak herët të themi a ka të dyshuar, por të arrestuar nuk ka”, shtoi Bytyqi.

Banorët e lagjes, prapa kamerës, i kanë treguar televizionit se nuk kanë parë ose dëgjuar gjë në ditën e rastit.

Gjersa thonë se në lagje nuk ka pasur raste të mëhershme të grabitjeve./RTV Dukagjini/