LAJMI I FUNDIT:

Rashidi: Maqedonia e Veriut ka dështuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Rashidi: Maqedonia e Veriut ka dështuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi, sot në konferencë për shtyp tha se Maqedonia e Veriut ka dështuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Rashidi tha se këtë e ka treguar edhe raporti i “Transparency International”, i cili e radhiti shtetin tonë në një nivel me Mongolinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Aleanca për Shqiptarët në mënyrë permanente ka reaguar dhe kemi bërë thirrje organeve kompetente për të reaguar, por zëri ynë ka hasur në vesh të shurdhër nga ana e institucioneve, sidomos atyre ndjekëse dhe hetuese. Konstatimet e Aleancës për Shqiptarët plotësisht përputhen edhe me vërejtjet e Transparency International”, tha Rashidi.

Ai shtoi se të gjitha këto probleme dhe siç i quajti dështime të “diktaturës Zaev-Ahmeti” dhe regjimit të kaluar Gruevski-Ahmeti, mbeten sfida për qeverinë e re.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët të gjitha këto probleme i kemi notuar dhe në programin tonë zgjedhor kemi paraparë masa konkrete për zgjidhjen e tyre, masa për të cilat do të njoftoheni kur të publikojmë programin zgjedhor i cili është në përfundim e sipër”, tha Rashidi./Telegrafi/