LAJMI I FUNDIT:

Rashani i bindur: Do të jetë viti im, e dua përsëri titullin dhe Kupën në Norvegji

Rashani i bindur: Do të jetë viti im, e dua përsëri titullin dhe Kupën në Norvegji

Elbasan Rashani ka kaluar lëndimin e pësuar javë më parë dhe është kthyer ai i vjetri në fushë.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova së fundmi ka shënuar një gol të bukur në Kupën e Norvegjisë.


Anësori deportoi bukur në zonë nga krahu i djathtë dhe me një goditje të fortë mposhti portierin vendas.

Në një prononcim për Telegrafin, Rashani flet rreth formës së tij momentale te gjiganti norvegjez Rosenborgu.

“Aktualisht jam shumë mirë pasi kam kaluar lëndimin e pësuar javë më parë dhe jam rikthyer me gol në fushë”, deklaroi fillimisht Rashani për Telegrafin.

14.Aug 2016. 2 omgang på Lerkendal Stadion i Tippeliga kamp mellom Rosenborg og Sogndal IL. Elbasan Rashani (15). FOTO: Robert Magnussen Tlf:99377622

Vitin e kaluar Rosenborgu triumfoi në kampionat dhe do të luaj në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Për Rashanin kjo është një mundësi shumë e mirë pasi do të fitojë përvojë edhe më të madhe.

“Çdo futbollist dëshiron të luaj në garat evropiane si Liga e Kampionëve ose Liga e Evropës. Jam i lumtur që do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve pasi këto ndeshje do të më japin përvojë edhe më të madhe”.

“Synimi i klubit është të fitojmë disa ndeshje në kualifikime dhe të futemi në grupet e Ligës së Kampionëve ose në grupet e Ligës së Evropës”, vazhdoi Rashani.

Pasi ka vuajtur nga disa lëndime, Elbasani është i bindur se ky vit do të jetë më i miri për të.

“Jam i bindur se tani lëndimet kanë kaluar dhe nuk do të përsëritën më. Jam i gatshëm të jap më të mirën nga vetja për klubin dhe Përfaqësuesen”.

“Besoj që ky do të jetë viti im më i mirë në futbollin norvegjez duke shënuar gola dhe duke asistuar për ta ndihmuar klubin ta mbrojë titullin e kampionit”, tha Rashani.

14.Aug 2016. 1 omgang på Lerkendal Stadion i Tippeliga kamp mellom Rosenborg og Sogndal IL. Her ved Elbasan Rashani (15). FOTO: Robert Magnussen Tlf:99377622

Golashënuesi i dy golave me Kosovën beson se së shpejti do të luaj në një kampionat më të fortë evropian.

“Dëshira ime është të luaj në ligat kryesore evropiane por aktualisht jam pjesë e Rosenborgut dhe i lumtur këtu. Do të luaj në Evropë pastaj të shohim sa i përket të ardhmes”, deklaroi 23-vjeçari.

Rosemborgu është klubi i dytë në Norvegji për Rashanin i cili më parë luajti për Odd Ballklub.

Vushtrriasi ishte pjës edhe e futbollit danez ku për dy vite barti fanellën e Brondbyt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori