LAJMI I FUNDIT:

Raportoi dhunë psikike nga bashkëshortja, arrestohet e dyshuara në Pejë

Raportoi dhunë psikike nga bashkëshortja, arrestohet e dyshuara në Pejë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici se vazhdimisht ka dhunë psikike nga bashkëshortja.

Rasti është raportuar të enjten në Pejë.


“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se vazhdimisht ka dhunë psikike nga e dyshuara kosovare (bashkëshortja e tij)”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/