LAJMI I FUNDIT:

Raportohet për rrahje në LSDM-në e Shtipit për shkak të zgjedhjeve të brendshme partiake

Raportohet për rrahje në LSDM-në e Shtipit për shkak të zgjedhjeve të brendshme partiake

Burime të TV Star bëjnë të ditur se në LSDM-në e shtipit ka patur përplasje verbale dhe fizike në mbledhjen e fundit në një këshill lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Situat është përkeqësuar kur janë propozuar emrat e kandidatëve për këshillin e ri ekzekutiv, njëri nga të cilët është zgjedhur këshillëtar komunal, diçka që ka bërë tjerët ta kundërshtojnë rikandidimin e tij në këshillin ekzekutiv.


Sipas këtij televizioni, ka patur rrahje pas kësaj mosmarrëveshje. Përndryshe mbledhjet e këtilla në LSDM duhet të përfundojnë deri më 19 dhjetor./Telegrafi/