LAJMI I FUNDIT:

Raportimi për ngacmime seksuale në UP, Nagavci: Këshilli i Etikës të veprojë pa vonesa dhe në mënyrë meritore

Raportimi për ngacmime seksuale në UP, Nagavci: Këshilli i Etikës të veprojë pa vonesa dhe në mënyrë meritore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ditëve të fundit ka parë reagime të shumta në lidhje me denoncimin në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës, të disa rasteve për pretendime të ngacmimeve seksuale.

Nagavci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se rastet e pretenduara, me të drejtë paraqesin shqetësim, po aq sa edhe janë dëshmi se në Universitetin e Prishtinës tashmë janë krijuar kushtet e domosdoshme për raportim.

Profesori i dyshuar për ngacmim seksual po intervistohet në Rektorat nga Këshilli i Etikës
Lexo po ashtu Profesori i dyshuar për ngacmim seksual po intervistohet në Rektorat nga Këshilli i Etikës

“Rastet e pretenduara, me të drejtë paraqesin shqetësim, po aq sa edhe janë dëshmi se në Universitetin e Prishtinës tashmë janë krijuar kushtet e domosdoshme për raportim ashtu si dhe kërkesat e domosdoshme që secili pjesëtar i stafit akademik dhe punonjës të tjerë të UP-së, të udhëhiqen nga prirja, detyrimi dhe domosdoshmëria e pakontestueshme e respektimit të kodit të etikës, sjelljes akademike dhe kontributit për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Nagavci.


Sipas saj, si ministre e Arsimit pret nga Këshilli i Etikës që pa vonesë dhe në mënyrë meritore të trajtojë këtë rast dhe të gjitha pretendimet e ngjashme për sjellje që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ.

“Po ashtu, pres nga UP dhe të gjitha institucionet arsimore, që të rrisin masat e parandalimit e të avancojnë mekanizmat e trajtimit konfident, të shpejtë dhe profesional të këtyre rasteve”, ka shkruar Nagavci në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Politikë
​Serbëve u pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë, dështon takimi pasi kërkuan të jetë pa simbole shqiptare

​Serbëve u pengon flamuri kombëtar shqiptar në Preshevë, dështon takimi pasi kërkuan të jetë pa simbole shqiptare

Lugina
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në

Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Lajme
Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Përfshihet nga zjarri një depo në Lipjan

Lajme
Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murti

Supremja ia shfuqizon Udhëzimit Administrativ për arka fiskale, reagon Murti

Lajme
KDI pas vendimit të Supremes: Pushteti merrte vendime të paligjshme dhe jokushtetuese

KDI pas vendimit të Supremes: Pushteti merrte vendime të paligjshme dhe jokushtetuese

Lajme
Kalo në kategori