Më në fund raporti për sistemin AKMIS nga komisioni i Ministrisë së Drejtësisë ka arritur në Prokurorinë publike edhe pse kaluan më shumë se një muaj për një relacion jo më të gjatë se 1 kilometër. Përgjigja e plotë e prokurorisë, për dokumentin që zbuloi se në vend që në mënyrë automatike, shumë lëndë gjyqësore nëpër gjykata janë dhënë në dorë, është ky:

“Ju njoftojmë se Raporti për të cilin po pyetni ka arritur në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë dhe po punohet lidhur me të”, thuhet në kumtesën e Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Raporti për sistemin AKMIS deri më tani nuk është zbardhur publikisht dhe i njëjti ka shkallë të lartë të besueshmërisë. Por, Ministria e drejtësisë detaje zbardhi që në fillim të dhjetorit. Si për shembull, se në Gjykatën Penale të Shkupit, janë përdorur mënyra kreative se si të manipulohet sistemi për lëndë të caktuar që mos të bie tek ndonjë gjykatës i papërshtatshëm.

“Raporti u dërgua në mënyrë të rregullt deri tek të gjitha institucionet kompetente të cilat kanë autorizim ligjor të veprojnë pas rezultateve të arritura në lidhje me raportin. Për shkak se ingerencat e Ministrisë së Drejtësisë janë të kufizuara sipas rregullores gjyqësore, Ligjit për gjykata dhe kornizave tjera ligjore, unë kamë vlerësuar se për t’ju dhënë mundësi institucioneve kompetente i njëjti duhet të jetë i klasifikuar me qëllim që të mos lihet përshtypja se jemi të njëanshëm ndaj dikujt”, tha Bilen Saliji.

Ajo që tani prokuroria duhet ta konfirmojë është se çfarë përgjegjësie sjell abuzimi i këtillë. Më saktë, nëse gjykatësit dhe kryetarët e gjykatës penale së Shkupit dhe gjykatës Supreme në kohën kur kanë ndodhur abuzimet, do të përgjigjen penalisht. Ish kryetari i Gjykatës Themelore Shkup, Vladimir Pançevski, hodhi poshtë dyshimet e këtilla.