“Raphinha është titullar, të tjerët janë njësoj” - Romario “shkund” sulmin e Brazilit

Pavarësisht se Carlo Ancelotti ka publikuar një listë të Brazilit për Kupën e Botës 2026 të mbushur me emra të mëdhenj në repartin ofensiv – ku përfshihen Neymar, Vinicius Junior, Raphinha, Igor Thiago dhe të tjerë – jo të gjithë janë të bindur për cilësinë e alternativave.
Legjenda braziliane Romario ka qenë i drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj opsioneve sulmuese, duke lënë të kuptohet se vetëm Raphinha e ka të sigurt vendin në formacion.
Në një intervistë të fundit, kur u pyet se kush duhet të jetë treshja titullare në sulm, Romario u përgjigj pa hezitim.

“Unë besoj se Raphinha është titullar për ekipin kombëtar brazilian. Dhe përkrah tij, cilëtdo dy lojtarë të tjerë që i vendos aty janë praktikisht të njëjtët”, deklaroi ai.
Deklarata e Romarios është interpretuar si kritikë e qartë ndaj Neymarit dhe Vinícius Jr, dy prej emrave më të përfolur në listën e Ancelottit, ndërsa komentet e tij pritet të ndezin debat në Brazil, pak kohë para nisjes së turneut. /Telegrafi/
Romário ao ser perguntado sobre quem formaria o trio de ataque da seleção brasileira na Copa.
"Eu tenho pra mim que o Raphinha é um jogador titular da seleção brasileira. E do lado dele, quaisquer outros dois que colocar são a mesma porr@!"
📽️@TNTSportsBR pic.twitter.com/YjZADV7zGB
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) May 19, 2026


















































