LAJMI I FUNDIT:
Fun

Ramush Haradinajt nesër i shkon ‘kontingjenti’ i kravatave-donacion (Video)

Ramush Haradinajt nesër i shkon ‘kontingjenti’ i kravatave-donacion (Video)

Tashmë ka nisur një aksion për t’i ndihmuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me garderobë falas, pasi ai arsyetoi dyfishimin e pagës së tij, duke thënë se i duhet të blejë kravata dhe garderobë tjetër.

Njëri nga organizatorët e aksionit për mbledhjen e kravatave është Kushtrim Mehmeti.  Kushtrimi thotë se tashmë kanë mbledhur mjaftueshëm kravata dhe kërkon nga kryeministri që të mos ta  rris rrogën për vete dhe kabinetin qeveritar.


Pjesë e kësaj iniciative është edhe Riad Asllani e sheh si shumë të rëndësishme kodin e veshjes për kryeministrin, për shkak se, sipas tij, veshja e tij na përfaqëson në arenën ndërkombëtare.

I tërë organizimi është bërë nga organizata Beyond the wall.

Aktiviteti do të shënohet të martën në orën 12 para qeverisë së Kosovës, ku të gjitha kravatat do të vendosen në rrethojat e qeverisë.

Sipas organizatorëve, kjo do të bëhet me qëllim që kryeministri të ketë mundësi të zgjedh se cila nga kravatat  i pëlqen.