LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Qeverisë për kthimin e pronave nga komunat në AKP, reagon Ramosaj: Kryeministër, qyqan vendim paske marrë

Pas vendimit të Qeverisë për kthimin e pronave nga komunat në AKP, reagon Ramosaj: Kryeministër, qyqan vendim paske marrë

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.

“Kryeministër Albin! Qyqan vendim paske marr!”, i ka thënë Ramosaj, kryeministrit aktual, Albin Kurtit.

Sipas tij, ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është ai i Qeverisë Haradinaj për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga AKP.

Qeveria Kurti shfuqizon vendimet e Qeverisë Haradinaj për tokat e AKP-së që iu ishin dhënë komunave
Lexo po ashtu Qeveria Kurti shfuqizon vendimet e Qeverisë Haradinaj për tokat e AKP-së që iu ishin dhënë komunave

“Vendimi në fjalë i 2019, i nxjerrë nga Qeveria Haradinaj në atë kohë, konkretisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin social Facebook.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë Kurti, tokat që iu patën dhënë komunave: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit, do t’i kthehen sërish AKP-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori