LAJMI I FUNDIT:

Ramos do të vendosë të ardhmen në 10 ditët e ardhshme, ka dy destinacione të mundshme

Ramos do të vendosë të ardhmen në 10 ditët e ardhshme, ka dy destinacione të mundshme

Ish-ylli i Real Madridit dhe Sevillas, Sergio Ramos do të vendosë për të ardhmen e tij para fundit të korrikut.

Ramos është një lojtar i lirë pasi marrëveshja e tij me Paris Saint-Germain nuk u rinovua këtë verë, dhe që atëherë ka shqyrtuar opsionet e tij.


Supozohet se ai ishte i etur për një rikthim në Andaluzi, por kjo dështoi për shkak të mungesës së interesit nga Sevilla.

‘Mbreti i ri i tenisit’ zgjedh formacionin e ëndrrave, Alcaraz befason të gjithë me njohuritë rreth futbollit
Lexo po ashtu ‘Mbreti i ri i tenisit’ zgjedh formacionin e ëndrrave, Alcaraz befason të gjithë me njohuritë rreth futbollit

Ndërkohë gjigantët brazilian Flamengo ishin të interesuar, por Ramos nuk dëshiron të kalojë në Brazil.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, e ardhmja e Ramos qëndron ose në Arabinë Saudite ose në SHBA në Major League Soccer.

Tani 37 vjeç, Ramos është pa dyshim në muzgun e karrierës së tij.

Inter Miami po ndërton skuadër të fortë – pas Messi e Busquets, në bisedime me Ramos e Alba
Lexo po ashtu Inter Miami po ndërton skuadër të fortë – pas Messi e Busquets, në bisedime me Ramos e Alba

Në Arabinë Saudite ai pa dyshim do të fitojë shumë më tepër se kudo tjetër dhe ai mund t’i bashkohet ish-shokut të skuadrës Karim Benzema atje.

Ose ai mund të zgjedhë të ndjekë ish-legjendat e Barcelonës, Sergio Busquets dhe Lionel Messi në Amerikë, ku mënyra e jetesës është shumë më komode. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori