LAJMI I FUNDIT:

Ramë Lahaj vjen me koncert recital në Prishtinë, nis përgatitjet për festivalin e parë operistik në Kosovë

Ramë Lahaj vjen me koncert recital në Prishtinë, nis përgatitjet për festivalin e parë operistik në Kosovë
Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, do të mbajë një tjetër koncert recital në Prishtinë.

Bëhet fjalë për koncertin e ashtuquajtur “Ramë Lahaj and Friends”, i cili sivjet mbahet më 7 gusht 2021 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës.


Lajmin e ka bërë të ditur vet tenori me prejardhje nga Istogu, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ai gjithashtu në detaje bëri të ditur se ky koncert do të jetë pjesë e festivalit RLIOF që do të zgjasë plot 10 ditë, dhe do të ofrojë një punëtori mbi teknikat e këndimit dhe interpretimit operistik.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Të dashur miq,
Jam tejet i lumtur të ju njoftoj se koncerti Rame Lahaj & Friends do të mbahet edhe këtë verë më datë 7 gusht 2021, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Filharmoninë e Kosovës.
E akoma më shumë më gëzon fakti që kjo iniciativë për herë të parë po zgjerohet më tej, për tu bërë festivali i parë Operistik në Kosovën e para dhe pas luftës, i quajtur Rame Lahaj International Opera Festival. Rame Lahaj Opera Festival
Një ëndërr e imja e kahmotëshme – krijimi i një ure lidhëse mes artistëve të mrekullueshëm vendor dhe atyre ndërkombëtar.
Festivali RLIOF do të zgjasë përplotë 10 ditë (29 Korrik – 7 Gusht 2021), ku do të ketë punëtori mbi teknikat e këndimit dhe interpretimit operisitik. Festivali këtë vit do ketë disa koncerte, për të cilat do të njoftoheni gjatë ditëve në vijim.
Në punëtorinë 5 ditore të këtij viti për këngëtarët e rinjë e në karrierë do të kemi mjeshtrin italian Vito Maria Brunetti, i cili ka trajnuar artistët e mëdhenj të lirikës botërore. Vito Maria Brunetti
Më të dalluarit e punëtorisë do të performojnë në Koncertin “New generation”, kurse studentët e dalluar të puntorisë do të përfitojnë bursa studimi brenda dhe jashtë vendit.
Të gjithë studentët e interesuar për punëtorinë ftohen të dërgojnë 2 audio/ video materiale jo më të vjetra se 1 vit ne email-in: rl.operafestival@gmail.com
Puntoria është e hapur për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për artin operistik. Detajet rreth vendit dhe kohës së puntorisë, bashkë me infromatat mbi yjet pjesëmarrëse dhe mbrëmjet performuese të festivalit, do t’i bëjmë të ditur shumë shpejtë.
Paçit shëndetin”, shkruan Ramë Lahaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Kalo në kategori