LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Nuk ka rëndësi kush luan, duhet mbështetur njëri-tjetri

Ramadani: Nuk ka rëndësi kush luan, duhet mbështetur njëri-tjetri

Ylber Ramadani është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në Skoci me fanellën e Aberdeen.

Mesfushori ferizajas është bërë shumë i rëndësishëm dhe grumbullohet rregullisht nga Kombëtarja e Shqipërisë në vitet e fundit.


26-vjeçari ka dalë në konferencë për shtyp duke folur për duelin me Poloninë, derisa thotë se nuk ka rëndësi nëse luan apo jo titullar, pasi duhet të mbështetin njëri tjetrin.

Sylvinho? “T’i qasemi ndeshjes nga fillimi me seriozitet. Të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. Sylvinho është shumë pozitiv deri tani, na ka dhënë shumë përkrahje. Ai krijon atmosferë kur stërvitet me ne.

Titullar? “Unë do të bëj maksimumin, do të ushtrohem fort, por vendos trajneri. Ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin. Ekipi është shumë i mirë, grupi është shumë i mirë, por duhet të marrim më shumë besim dhe përgjegjësi”.

Partizani vazhdon të dërgojë lojtarë në Kombëtare? “Kam luajtur një vit e gjysmë, kam kaluar momentet më të mira. Më vjen mirë që tradita vazhdon. Unë kam ardhur të luaj, por nuk e kam problem nëse dikush luan përpara meje. Është kënaqësi të jem këtu dhe të mbështes çunat. Rëndësi ka të marrim rezultat pozitiv”.

Goli? “Duhet të provojmë më shumë portën, të bëjmë më shumë goditje në portë për të mbërritur te goli. Duhet të merremi me detajet, pasi aty vendosen ndeshjet. Të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri tek e fundit. Do të bëj maksimumin për Kombëtaren”, tha mesfushori ferizajas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori