LAJMI I FUNDIT:

Ramadani dërgon Pordenonen në play-off

Ramadani dërgon Pordenonen në play-off

Alban Ramadani tash e një kohë luan në Lega Pro me skuadrën e Pordenones.

Në ndeshjen kundër Giana Erminio skuadra e Pordenones shënoi fitore 3-1, ndërsa Ramadani luajti për 75 minuta.

Djaloshi që luajti më parë në Servette tash është duke bërë karrierë në Itali dhe atë me mjaftë sukses. Ai është i lumtur që ka arritur të kontribuoj në këtë sukses të skuadrës.


“Kemi arritur sukses të madh duke u kualifikuar për play-off. Do të mundohemi që të futemi në Serie B”, ka thënë Ramadani që luan si mesfushor dhe mbrojtës krahu.

Djaloshi me prejardhje nga Vitia kishte luajtur më parë në Padova. /Telegrafi/