LAJMI I FUNDIT:

Rama: Zgjidhja e çështjes çame, vetëm çështje kohe

Rama: Zgjidhja e çështjes çame, vetëm çështje kohe

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në kongresin e PDIU-së, nga ku theksoi se zgjidhja e çështjes çame është thjesht çështje kohe.

“Qeveria jonë do ta mbështesi fuqimisht me rrugë ligjore çështjen çame dhe gjithçka që kam deklaruar këtu sot. Çështja çame është vetëm çështje kohe”, tha Rama.


Kreu i ekzekutivit nuk i kurseu batutat ndaj kreut të kësaj partie, Shpëtim Idrizi dhe figurave kryesore të kësaj force politike.

Batutat e kreut të qeverisë nisën me deputeten e PDIU-së, Mesila Doda. “E teksa shoh Mesila Dodën të veshur me ngjyrën e Rilindjes, nuk kam se si ta nis fjalimin me Prengë Gjokën”, tha Rama.

Më pas ai thumboi fqinjët grekë sa i përket çështjes çame. “Altarin e tij të parë, Zeusi e pati në shpatet e Çamërisë…shpresoj që të mos ma marrin për keq fqinjët tanë se Zeusi është çam”, vijoi Rama.

Rama kërkoi një patriotizëm modern, pasi gara me mitet nuk i sjell asgjë fqinjësisë së mirë dhe nuk është veçse një garë e të shkuarës.

“Jam i kënaqur që ndodhem në një grupim të lindur çam, por të zhvilluar tej kësaj partie. Gara me mitet nuk i ka sjellë asgjë të mirë mes fqinjësisë mes vendeve popujve, gara se kush i ka më të mëdhenj heronjtë e së shkuarës, është një garë që i takon së shkuarës, gara me mitet asgjë të mirë fqinjësisë e komuniteteve. Gara me mitet i takon së shkuarës. Vendit i duhet patriotizëm modern, patriotizëm që merr energji nga kombëtarja e që shumëfishohet nga heqja e barrierave mes shqiptarëve. Një patriotizëm që i shërben për mirë vendit. Interesi kombëtar jo një interes pathos-i. Interesi kombëtar një sinergji pozitive që duhet të na bashkojë”, tha Rama./shekulli/