LAJMI I FUNDIT:

Rama uron Vitin e Ri: Qoftë një vit i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Rama uron Vitin e Ri: Qoftë një vit i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar shqiptarët anembanë botës.

Duke bërë një prezantim të atyre çfarë pritet të bëhen të prekshme pas më pak se 6 orësh, kur viti 2018 të ikë e të vijë viti 2019, Rama përmendi gjithashtu edhe ato që janë arritur deri më sot.


“Së shpejti, brenda pranverës që vjen, do ta vendosim kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes Schengen. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, për çdo bebe të lindur pas orës 00:00 të mesnatës së sotme do të hyjë në fuqi çeku i ri i bebes, një program mbështetjeje financiare për çdo çift të ri, por edhe për nëna e baballarë që bëhen prindër për herë të dytë, të tretë.

Nga nesër, mijëra sipërmarrës që kanë krijuar biznese, punësim e vetëpunësim, mes fashës së xhiros 8 mln-14 mln lekë në vit, do të paguajnë 3 herë më pak taksë mbi fitimin. Sikundër për fermerët, nga nesër taksa 20% mbi inputet bujqësore bëhet më në fund zero. Nga nesër, studentët tanë përfitojnë përgjysmimin e tarifës së regjistrimit në universitet, ndërkohë që më të mirët, ata me mesatare 9-10, si dhe studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, ose me aftësi të kufizuara do të përfitojnë jo vetëm zerimin e tarifës, por edhe një bursë 10 mijë lekë në muaj”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai premtoi gjithashtu se deri në pranverë, vendet e punës në administratën shtetërore në tërësi do të shpallen në dispozicion të atyre që kanë mbaruar më parë, apo do të mbarojnë këtë vit shkollën me 9 deri në 10.

“Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik dhe radha e zgjedhjes do të ndiqet bazuar në rezultatet e tyre, me parimin më i miri zgjedh i pari”, tha Rama.

Viti 2019 do të shënojë edhe fillimin e fluturimeve ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit, ndërkohë që do të nisin punimet për ndërtimin e Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, sikurse edhe hekurudhës së parë moderne Tiranë-Durrës.

“Këto janë edhe 6 orët e fundit të kumarit në Shqipëri. Nga nesër, asnjë prind nuk do të ketë më frikë nga borxhet e fëmijëve në kumar, asnjë familje nuk do të jetë më e kërcënuar nga konfliktet rraskapitëse dhe divorcet për shkak të kumarit. Qindra miliona euro që deri më sot i ka marrë lumi dhe i ka thithur llumi i botës së errët të bixhozit do të mbeten në arkën e familjeve shqiptare për konsum”, deklaroi më tej Rama.

Por, jo gjithçka është panoramë e shkëlqyer.

“E di mirë që ka ende jo pak shqiptarë që mezi e nxjerrin muajin, apo që nuk u bëjnë dot një dhuratë fëmijëve të tyre për Vitin e Ri. Duke i kërkuar ndjesë sinqerisht kujtdo që nuk ka prekur ende asgjë nga këto arritje të 2018-s, i siguroj që të gjithë se kjo është arsyeja kryesore që më motivon në betejat e përditshme për Shqipërinë që duam”, tha Rama.

Duke kaluar te Reforma në Drejtësi, Rama tha se ky vit mbyllet me pastrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare nga prokurorë e gjykatës të padenjë, peshq të mëdhenj të llumit të padrejtësisë shqiptare, si dhe me ngritjen e disa institucioneve të rëndësishme të drejtësisë së re.

2019-a, sipas kryeministrit Rama do të nisë edhe me një qeveri të re, dhe një fillim të ri për të gjithë organizmin e shumicës sonë qeverisëse.

“Qoftë një vit i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për çdo familje ku flitet shqip, për ju të gjithë dhe për të gjithë të dashurit tuaj”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori